VIDEO: Momenti kur varka-dron dredhon mes predhave ruse dhe sulmon flotën e Putinit në Detin e Zi!

Jil
Jil
2 Min Read
VIDEO: Momenti kur varka-dron dredhon mes predhave ruse dhe sulmon flotën e

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Momenti kur një varkë-dron “kamikaze” gjarpëron mes predhave dhe sulmon anijet ruse në Detin e Zi është publikuar në rrjetet sociale.

Video e jashtëzakonshme, si të ishte skenë nga filmat aksion, tregon një pjesë të udhëtimit të varkës pa njerëz brenda, të njohur teknikisht si mjete lundruese pa ekuipazh, teksa shmang me mjeshtëri bombat dhe sulmet ruse. Sulmi ndaj flotës ruse në Detin e Zi raportohet se ndodhi më 29 nëntor dhe një prej anijeve të fundosura thuhet se ishte edhe fregata Admiral Makarov.

Varkat dronë punojnë me një motor dhe arrijnë një shpejtësi deri në 74 kmh. Ato mund të përshkojnë një distancë deri në 100 kilometra me një serbator, duke mbajtur një ngarkesë deri në 65 kilogramë. Varkës i vendoset lënda shpërthyese e cila komandohet në distancë.

Po ashtu Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e martë, deklaroi kryeministri norvegjez, teksa ky shtet po rrit sigurinë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Norvegjia tani është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke dërguar rreth çerekun e furnizimeve në BE, pasi Rusia ndaloi dërgesat.

“Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada”, tha më 31 tetor kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere.

“Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, shtoi ai.

Forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje, dhe Garda e Brendshme, që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *