Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin nga 8 shtetas të arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë.”
Ata kërkuan masa më të buta sigurie se “arresti me burg” ndërsa në krime janë implikuar nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Mesohet se bëhet fjalë për të arrestuarit Agron Qoli, Altin Ndoci, Ardian Uzuni, Elvis Koci (Çaushllari), Fatos Gosa, Gentian Sharra, Ilirian Feci dhe Petrit Qoli.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, ku pas dëshmisë së dëshmitarit te drejtësisë Nuredin Dumani u zbardhën disa vrasje dhe u lëshuan plot 32 urdhër arreste.
Referuar dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Fatos Gosa ka dhënë informacione mbi lëvizjet e Andi Zylyfit i ekzekutuar në Peqin, ngjarje e ndodhur në fund të vitit 2019.
Ndërsa Petrit dhe Agron Qoli, sipas Dumanit, kanë marrë pjesë dhe dhe kanë dhënë informacione mbi lëvizjet e Fatmira Dedës , vrasje e porositur nga Festim Qoli.
60-vjeçarja u ekzekutua në mënyrë tragjike, në garazhin e pallatit ku banonte. Sipas Dumanit, vrasja u krye nga Talo Çela, ndërsa u porosit nga Festim Qoli, pasi ajo interesohej në prokurori për vrasjen e djalit të saj Ervis Deda, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Sipas Dumanit djali i saj ishte vrarë nga Henrik Hoxhaj me porosi të Festim Qolit, për shkak të një borxhi.
Në ekzekutimin e 34-vjeçarit, në atë kohë Festim Qoli, i cili është në kërkim, kishte pasur rolin e shoferit. Ndërsa vrasjen e nënës së tij, e porositi pasi ajo po i hapte probleme me drejtësinë./Abcnews