JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëfimi drithërues i gruas nga Vlora: Nëna i tha vëllait “kape” se nuk e ke motër, mora thikën dhe e qëllova

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një histori dramatike brenda një familje mësohet të ketë ndodhur në Vlorë.

Alma është një 41-vjeçare nga qyteti bregdetar e cila është viktimë e përdhunimit dhe trafikimit.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer se nëna dhe vëllai e kanë dhunuar dhe ky i fundit e ka përdhunuar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2021

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gjithashtu ajo pretendon se nëna e ka shitur për 350€ tek një grua me emrin Dallendyshe, kjo e fundtutore, në dijeni për këtë ka qenë dhe bashkëshorti i saj.

“Më 1 dhjetor të vitit 2021, ku në një gjendje ankthi u lashë në kujdestarinë e nënës dhe vëllait nga burri im. Ai po kërkonte një taksi për të më dërguar në spital, gjatë një debati nëna i bërtet vajzës sime.

Unë u çova dhe iu ktheva nënës. Vëllai qëlloi derën e apartamentit dhe më pas më goditi mua me sende të forta.

Në një moment nëna i tha ‘përdhunoje se nuk e ke motër, asgjë’. Nuk e prisja këtë gjë. Marr një thikë dhe gjuaj në këmbë vëllain. Ai donte të më mbyste me jastëk, ata janë aktorë shumë të mirë se fshinë të gjitha gjurmët.

Erdhi burri dhe më merr më çoi në spital. Kur heq bluzën, ai pa plagët që kisha. Mua më rrezikohet jeta nga nëna, vëllai dhe tutorja. Më 25 korrik të këtij viti nëna më ka shitur”, rrëfen 41-vjeçarja./TCH

Scroll to Top