Pak pas arrestimit, rrëfehet 45-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër. Bëhet fjalë për Spartak Dyrmishin, të ashtuquajturin “përdhunuesi i Faliros”.
Sipas mediave greke, ka dyshime se babai i dy vajzave ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron të Vjetër.
“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin.
Merr
lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
45-vjeçari ka shkuar sot në gjykatë i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Ndërkohë, ndaj tij rëndon dhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe nënën e tij.
Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke.
Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij.
Të shumta ishin reagimet për këtë ngjarje, ndërkohë që ministri grek i Rendit në një bisedë telefonike me homologun e tij Bledi Çuçi kërkoi arrestimin e tij.