JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ E moshuara rrihet dhe tallet nga punonjësja në Shtëpinë e Pleqve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një veprim skandaloz është regjistruar në një qendër mjeksore në Kosovë. Nuk është bërë ende i ditur lokacioni ku ka ndodhur ngjarja por në të janë të përfshirë tri infermiere kosovare të cilat shihen duke e rrahur një të moshuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Duke e inçizuar veprimin skandaloz, në foto shihet se si njëra nga infermieret e godet me shuplaka disa herë të moshuaren. Autoritetet e sigurisë pritet të mobilizohen së shpejti për të kapur të gjitha punëtorët shëndetësore të përfshira në rast.

Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Nga pamjet që i ka siguruar Klan Kosova raportohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur diku në Pejë.

Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.Sipas informacioneve që ka Klan Kosova ngjarja ka ndodhur këtyre ditëve, ndërsa punonjësa është arrestuar.

Kujojme se Shërbimet në shtëpi do të shënojnë rritje

Pamundësia për të lëvizur lirisht nga moshat e vjetra do të nxisë ofrimin e shumë shërbimeve në shtëpi. Ndër më të kërkuarat do të jenë biznesi i pastrimit dhe ai i kujdesit personal. Moshat e vjetra janë të prira të kenë shpesh kafshë në shtëpi dhe kujdes intensiv pastrimi. Një popullsi më e vjetër në moshë nxit bizneset e organizuara në shtëpi.

Në Shqipëri ka nisur të zhvillohet ky lloj biznesi, ku numri i të punësuarve si kujdestar shtëpie po rritet. Shumë të moshuar kanë nevojë për shërbim parukerie ose berberi, ndaj ofruesit e këtij shërbimi do ta shohin si mundësi të re ofrimin e shërbimit në shtëpi. Biznesi i transportit do të shënojë rritje, pasi të moshuarit do të kenë nevojë që të lëvizin me një mjet të posaçëm për rutinën e përditshme. Shqipëria dhe sidomos Tirana nuk ofron një transport publik komod, i cili është tërësisht i papërshtatshëm për të moshuarit.

Bizneset e mjekësisë dhe ofrimi i tyre në shtëpi do të rriten. Të moshuarit lëndohen lehtë dhe për këtë arsye nevojat për imazheri në shtëpi do të rritet. Klinika të vogla, që do të mund të ofrojnë shërbime në shtëpi, do të nevojiten më shumë në të ardhmen edhe në Tiranë.
Bizneset e porosive në shtëpi do të kenë rritje në një popullsi që shkon drejt plakjes. Shërbime si pazaret ushqimore, blerja e barnave, porositë rutinë të ditës po ashtu do të rriten.

Njerëzit e moshuar kanë nevojë më të madhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor si fizioterapi, terapi, masazh. Këto shërbime kërkojnë aftësi të specializuara dhe janë mundësi të shkëlqyera për të bërë biznes, duke pasur parasysh prirjet demografike të sotme.
Shqipërisë i mungon tërësisht edhe personeli i specializuar për trajtimin e të moshuarve. Gjeriatria nuk është një profesion që zgjidhet nga të rinjtë shqiptarë, ndërkohë nevojat janë në rritje. Pensionet e ulëta dhe mospërshtatja e funksioneve dhe shërbimeve për të moshuarit rrezikon të krijojë një mjedis të vështirë për moshat e treta.

Scroll to Top