Dubai, “parajsa e kriminelëve”/ Artan Hoxha zbulon emrat e 4 “të fortëve” që nuk i jepen Shqipërisë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar ditën e sotme emrat e personave të shpallur në kërkim nga Shqipëria për disa ngjarje kriminale, por që kanë gjetur strehë në Dubai, duke i shpëtuar ekstradimit.

Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Dubain për ekstradime, madje asnjë shtet tjetër nuk ka një marrëveshje me këtë vend për ekstradimin e personave që akuzohen se kanë kryer krime në vende e tyre.

Sipas Hoxhës, se një nga personat që është kërkuar për t’u ekstraduar është Eldi Dizdari, i cili njihet si kreu i Kartelit shqiptar të drogës. Hoxha tha se Dizdari është tentuar të ekstradohet edhe nga Italia, shtet i cili e akuzon për trafik lëndësh narkotike, por nuk ja ka arritur këtij qëllimi.

Personi i dytë që është tentuar të ekstradohet është Plarent Dervishaj. Ky i fundit lidhet me disa ngjarje kriminale në vendin tonë. Ai është kapur nga policia e Dubait teksa bëhej gati për t’u nisur për në Turqi, por është ndaluar në aeroport dhe pas procedurave lëviz i lirë në Dubai.

I treti person që është tentuar për t’u ekstraduar është Florenc Çapja, i cili akuzohet për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai u ndaluar dhe u mbajt për disa ditë nga policia e Dubait, por më pas u la i lirë me detyrim paraqitje.

Rasti i katërt ku është refuzuar ekstradimi është ai i Kelit të Kombinatit, i cili sipas Hoxhës ishte ndaluar dy herë në Dubai edhe për llogari të Shqipërisë dhe për Belgjikën. Edhe atë e kanë lënë të lirë dhe nuk kanë pranuar ekstradimin, ka thënë Hoxha për abcnews.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *