E FUNDIT/ Përplas për vdekje këmbësorin në Fier, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një makinë ka përplasur për vdekje një person në fshatin Ferras në rrugën dytësore Levan-Vlorë.

Viktima  është gjetur i pajetë në cep të rrugës nga banorët e zonës.

Autori pasi e ka përplasur është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se personi ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Burime bëjnë me dije se viktima është një i moshuar rreth 72-vjeç.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *