JiL.al - Jeto i Lumtur

“Mbeti 40 minuta i shtrirë në rrugë”/ Ra nga biçikleta, zbulohen detaje të reja mbi vdekjen në Dimal

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë aksidentale është regjistruar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në bashkinë Dimal.

78-vjeçari Veshel Lapardhoti, banues në fshatin Poshnje, mësohet se ka qenë duke zbritur “Qafën e Sqepurit” me biçikletë dhe pasi ka humbur kontrollin është rrëzuar në anë të rrugës.

Raportohet se ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të shtrirë në rrugë dhe ka njoftuar menjëherë Spitalin Rajonal Berat për mbërritjen e ambulancës si dhe policinë.

Mësohet se i moshuari ka ndenjur më tepër se 40 minuta i shtrirë në rrugë dhe me shenja jete por ka gjetur vdekjen në duart e bashkëshortes së tij pa mbërritur ende ambulanca, e cila e ka transportuar më pas në Morgun e Spitalit Rajonal Berat.

Sipas burimeve nga familjarët e të moshuarit, 78-vjeçari Lapardhoti vuante nga hipertensioni dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku i rrëzimit të tij, ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Burimet policore bëjnë me dije se nga kqyrja paraprake është konstatuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top