JiL.al - Jeto i Lumtur

“Infermierja kishte 2 muaj në punë”, flet pronari i qendrës ku u dhunua e moshuara: Mora informacion nga hetuesit se…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një video tronditi opinion publik ditën e djeshme, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë. Pamjet janë filmuar në datën 29 tetor 2022, por u bënë publike vetëm dje.

Në video shfaqet infermierja Aurona Pelaj që ushtron dhunë, koleget Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, e filmojnë e qeshin me të moshuarën me alzaimer, e cila shpërthen në lot. Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda” në Pejë.

Ditën e sotme ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” Anton Rasaj, pronar i shtëpisë së kujdesit “Orenda”. Ai u kërkoi falje familjarëve të së moshuarë falje dhe tregoi se ka qenë i shokuar kur ka parë videon.

Unë personalisht me familjen time kemi qenë të shokuar. Një akt i papranueshëm. Ne kemi të bëjmë me një person të moshuar, nënë e një dëshmori.

Kur i shoh këto pamje, për mua ka qenë e trishtueshme. Unë nuk jetoj në Kosovë, jetoj në mërgim, në Zvicër. Kam ardhur nga shteti ku jetoj për të bërë një investim për vendin tim. Janë më shumë se 20 punëtorë.

Aurona Pelaj është infermierja që dhunoi të moshuarën, çfarë mund të na thoni për të?

Vajza në fjalë, apo të gjitha punëtorët që kemi, janë të liçensuara për infermieri të përgjithshme. Nga ana profesionale të gjitha janë të një niveli të paracaktuar me ligj.

Si i përzgjidhni punonjësit? A është mirë nga shëndeti mendor?

Ne nuk kemi rregull për këtë. Infermierja në fjalë i ka pasur sjelljet ndaj meje, kolegeve perfekte. Pamjet në video dhe sjelljet e saj ndaj bordit, janë dy gjëra ta tjera. ka pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Po me pacientët? Nuk keni vënë re ndonjë gjë?

Na falni, kjo vajzë është vetëm 2 muaj, 2 muaj e gjysmë këtu te ne. Janë 10 javë punë, me tre turne. Janë katër infermiere, aty është shqetësimi më i madh. Këtë ngjarje duhet ta analizojmë të gjithë së bashku.

Keni kamera brenda në qendër?

Po, të gjitha i kemi. Kjo ngjarje ka ndodhur në tualet, aty nuk ka kamera

Të vret edhe më shumë, se edhe infermieret e tjera qeshin, tallen, nuk bëjnë asgjë.

Ne po flasim për 4 infermiere. Unë i kërkoj falje edhe mbrëmë të gjithë familjarëve. Mora informacion nga hetuesia. Nuk i kanë marrë familjarët e tjerë të moshuarit, ashtu siç doli në media. Kam mbështetje të vazhdueshme prej tyre.

Edhe hetuesia dhe unë kemi informacion, por nuk kam të drejtë të them për shkak të hetimeve. Është punonjëse e imja, është një nga katër infermieret në hetim.

Në institucionin tim telefoni është i ndaluar. Kemi dy telefona të punës. Telefoni privat është i ndaluar gjatë 7 orarëshit të punës, 8 në fakt por 1 orë është pushim.

Scroll to Top