JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama qorton Anglinë nga Berlini: Britania të marrë shembull nga Gjermania duke …

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kryeministri Edi Rama, ka qortuar nga Berlini politikat sipas tij të dështuar të Mbretërisë së Bashkuar.

Rama tha se Britania duhet të marrë shembull nga Gjermania në mënyrën se si i trajton refugjatët shqiptarë.

Kryeministri tha se nuk ka dëgjuar kurrë një politikan gjerman e as ministër që të flasë për pushtim dhe të cilësojë shqiptarët kriminelë, siç sekretarja e Brendshme britanike bëri.

“Gjermani pati një problem të ngjashëm me valën e madhe të krizës së refugjatëve, mes refugjatëve kishte shumë shqiptarë dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim. Nuk dëgjova kurrë një politikan gjerman e as ministër që të thojë që shqiptarët janë kriminelë.

Në vend të ndizej një narrativë për të maskuar politikat e dështuara, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani të marrin shembull nga Gjermania dhe të ndreqin problemet”, tha Rama në konferencën përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kancelarin, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për emigrimin masiv të mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë, duke thënë se ndër të tjera ky është një koncept mjaft i mirë i lëvizjes së lirë.

Scholz pranoi se ka një rrjedhje të trurit, por theksoi se këta profesionistë e të rinj kthehen në vendet e tyre dhe kontribuojnë me përvojën që kanë marrë, teksa mosi si shembull edhe Gjermaninë.

“Sa i përket lirisë së lëvizjes për qëllolime punësimi është nja nga avantazhet më të mëdha të BE. Të gjithë ata që do bashkohen në BE duhet ta pranojnë këtë koncept të lëvizjes së lirë për 400 miionë njerëz. Është shumë e lehtë për të rinjtë dhe gjithë ta tjerët të marrin vendimin për një gjë të tillë. Të punojnë në një vend tjetër dhe të kthehen. Është një koncept mjaft i mirë për ne. Keni të drejtë të thoni që rrjedhja e trurit është një problem për të gjithë ne, kjo vlen edhe për vendet anëtare. Por shihni që ata kthehen dhe vendi përfiton nga përvojat që ata kanë arritur jashtë. Ka mjaft gjermanë që punojnë për 10-15 vjet dhe kthehen, ka edhe nga ata që nuk kthehen. Ajo që duhet të bëjmë që njerëzit të qëndrojnë në vendin e tyre është shpresa. Të krijojmë një atmosferë të mirë ekonomike, të rrisim standardet e jetesës”, tha Scholz.

Ndërkohë, Ursula von der Leyen tha se procesi i rrjedhjes së trurit pakësohet sa më shumë afron anëtarësimi, nërsa si zgjidhje dha rritjen e standardit të jetesës.

“Kemi asur një proces të rrjedhjes pjesore trurit në çdo vend që është në process anëtarësimit. Sa më shumë i afrohemi anëtarësimit, aq më pak pakësohet ky process. Zgjidhja është rritja e standardit të jetesës. Ka marrëveshje ndërkufitare për mjekët, në mënyrë që ata të shkëmbehen dhe të japin nga përvoja që kanë marrë”, tha presidentja e KE.

Scroll to Top