JiL.al - Jeto i Lumtur

Zhdukja e “Renit te Elbasanit”, flet e ëma: E morën tre persona, i premtuan punë por nuk u kthye më

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Nëna e Renato Hamzës, këngëtari i cili rezulton i zhdukur prej shumë vitesh, ka folur për mediat pas rihapjes së hetimeve për djalin e saj.

Në një prononcim për mediat, ajo thotë se prej 9 vitesh “endet” nëpër institucione për të kërkuar informacion mbi eshtrat e të birit, por sipas saj, nuk ka gjetur asnjë mbështetje.

Nëna thotë se ka pasur edhe presione nga autoritetet, teksa hedh akuza të forta për policinë se ka marrë para për të mbyllur çështjen ndaj djalit të saj.

Nëna e Renatos shprehet se ditën e fundit, kanë qenë tre persona të cilët e kanë marrë djalin dhe i kanë premtuar punë, por ai nuk është kthyer më. Sipas saj, policia i ndaloi dy prej këtyre personave për disa orë, por më pas u lanë të lirë.

Nëna e Renatos: Unë kam vite që e pres këtë lajm. Kam 9 vite. Sot e pashë në media, zhvarrimin e kufomës së Librazhdit dhe thanë që është e Renit, ADN-ja e kësaj kufome. T’i dimë një varr ku është, t’i çojmë një tufë me lule. Kam 9 vite që sfilitem nëpër dyert e institucioneve në polici dhe prokurori.

Policia e Elbasanit nuk ka bërë asgjë, edhe pse e kanë marrë vesh, nuk më kanë ardhur në shtëpi të më thonë që është bërë zhvarrimi i kufomës. Mund të merret ADN-ja. As në prokurori as në polici, as tek krimet e rënda nuk kam marrë asnjë shenjë. Vetëm nga mediat. Çfarë kam bërë publike në media.

Them se ai është i Renatos. Pas telefonatave që na vinin, thonin që Renin e keni drejt rrugës së Pogradecit. Atëherë ai është Renatos. Policia nuk tregon as kufomën, as sendet e djalit, çfarë kishte aty. Djali kishte rrip pantallonash, kishte orë, byrzylyk, kishte kartën e identitetit, kishte telefonin.

Nuk na tregoi policia asgjë. E çuan kufomën në ekspertizë direkt. Edhe aty shkuam dy herë dhe nuk na dhënë asnjë shenjë jete për djalin. Nuk është e Renatos na thanë, e varrosën në Librazhd atë kufomën. Pa e ditur që ai mund të jetë djali im.

Pyetje: Kush mendoni se ka gisht në këtë ngjarje dhe si u ndatë me djalin ditën e fundit?

Nëna e Renatos: Djali mori një telefonatë dhe ka ikur. E mori ky krimineli, Denisi sëbashku me këtë Indritin dhe Redona Daullxhiun, kanë marrë djalin dhe i thanë hajde se të kemi gjetur lokale ku të punosh, të fitosh më shumë.

Ishin pronarë lokalesh këta, do i gjenin punë çunit. Çuni më tha që do dal t’i jap një kafe për respekt këtu afër dhe do vij në shtëpi. Ata e morën dhe nuk e sollën më. Ishte dita e fundit e djalit.

Shefi i krimeve që mori dosjen e djalit tim, Petrit Bushati, le që dësjhmitarët nuk i pranoi, kamerat nuk i hapi, telefonatat dhe tabulatet nuk pa, madje më bënte presion, si mua dhe vëllait tim. Indrit Shaqen e futi brenda, na tregoi “ja ky është Indriti, ky nuk ka bërë gjë” dhe e lëshoi brenda 24 orëve.

Edhe Redonën e mori e lëshoi pastaj. Policia e Elbasanit janë të gjithë të korruptuar, kanë marrë lekë të madh për pezullimin e çështjes së djalit tim. Që nga ekspertiza, tek krimet e rënda dhe policia e Elbasanit.

Scroll to Top