Tre infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës tek Azili në Pejë, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës.
Në një video të publikuar nga mediat kosovare shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës. Gjithsesi, seanca gjyqësore është shtyrë me kërkesë të avokatëve të tre infermiereve të arrestuara, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja.
Aurona Pelaj akuzohet për dhunimin e të moshuarës, ndërsa Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi ndyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në
Pamjet kur Aurona Pelaj dhunonte me shuplaka dhe shkelma të moshuarën në azilin e pleqëve tronditën opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe pati reagime të shumta.
Teksa Pelaj qëllonte të moshuarën, koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Pas publikimit të pamjeve, e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra nga familjarët.
Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.