JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhuna ndaj të moshuarës/ Gazetari i njohur nuk mban dot lotët gjatë transmetimit live

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një video e shpërndarë ditën e djeshme në rrjetet sociale ku një e moshuar u dhunua nga infermierja e Shtëpisë së Pleqve “Orenda”, Aurona Pelaj, tronditi opinionin publik në mbarë Kosovën dhe Shqipëri.

Ndërkohë, gazetari Kosovë Gjoci, teksa ishte duke raportuar mbi rastin e dhunimit të moshuarës është përlotur.

Gjatë raportimit live, gazetarit iu mbushën sytë me lot në momentin kur tha se e moshuara ishte nënë e një dëshmori i cili humbi jetën në luftën e Kosovës kundër Serbisë.

Sot tre punonjëset Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia i ka ndaluar për 48 orë.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin.

Pas kësaj Policia arestoi 3 infermierët, ndërsa e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra. Bamirësi Halil Kastrati i siguroi asaj një vend strehimi në Shtëpinë e themeluar  nga ai vetë “Jetimat e Ballkanit”.

Scroll to Top