JiL.al - Jeto i Lumtur

“Në azilin e Tiranës të moshuarit lidhen me zinxhirë, në Fier lihen pa bukë”, trondit me deklaratën Pirdeni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni teksa komenti rastin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në azilin ne Pejës, ku e moshuara dhunohet nga vajzë e re, bëri denoncimin edhe për azilet në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë ndërsa në Fier as bukën nuk ua japin.

“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë.

Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin.

Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. Nuk është

puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara”- tha ajo.

Scroll to Top