Kaltrinë Zeneli, aktorja që e publikoi videon ku shihet një grua e moshuar teksa rrihet nga disa punonjëse të qendrës për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, foli ‘live’ në Frontal të T7 për prapaskenat e publikimit të pamjeve që shqetësuan qytetarët pasditen e sotme.
Aktorja tha se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik, ndërsa tha se edhe vet është tmerruar nga pamjet, transmeton Paparaci. “U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru”, tha ajo.