JiL.al - Jeto i Lumtur

Kokaina në kutitë e “Bana King”, detaje nga operacioni në Portin e Durrësit, shoqërohen 8 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nje sasi kokaine eshte gjetur diten e sotme ne kutite e Bana King te mberritura ne portin e Durresit nga Ekuadori.

Burimet e policise, kane thene se eshte arritur te finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

DURRËS
Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për kokainën e kapur në Portin e Durrësit, gjatë operacionit të koduar “Again” (Përsëri).

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Sipas policisë janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë, teksa 8 persona janë shoqëruar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontejner të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënde të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Scroll to Top