Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me publikimin e videos ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte 70-vjeçaren Minire Nura në qendrën e të moshuarve në Pejë.
Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë dhënies së masës së sigursë ndaj 3 punonjëseve të përfshira, si arsyetim është thënë se i gjithë akti i shëmtuar ishte planifikuar paraprakisht.
Dyshohet se Aurona Pelaj, kishte rënë dakord me dy koleget e saj, Altinën dhe Remzien, që me anë të forcës të vinin nën kontroll të moshuarën e cila ishte strehuar prej kohësh në shtëpinë e Kujdesit ‘Orenda’.
Gjithë ngjarjen e planifikuar, Pelaj kërkoi që ta kenë të dokumentuar edhe më anë të incizimeve përmes telefonit, detyrë me të cilën u ngarkua infermierja tjetër, Remzija.
Sipas Prokurorisë, edhe pse të dyshuarat e kanë ditur gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, nuk kanë hezituar që ndaj saj të përdorin forcë. Siç u pa dhe nga pamjet e publikuara Aurona, teksa xhirohej nga Remzija, ka kapur prej dore viktimën dhe i gjuan me shuplaka dhe gjunë në bark.
Remzija në Gjykatë ka mohuar të ketë qenë ajo që ka qeshur me veprimet e koleges të saj, duke thënë se të qeshurat që dëgjohen në sfond, ishin të Altinës dhe të infermieres tjetër, Giltiana Nezirit.
Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj.
Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve./gazeta ekspres