JiL.al - Jeto i Lumtur

Drejtoria Detare paralajmërim për marrje masash ,çfarë do të ndodhë gjatë mbrëmjes?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Drejtoria e Përgjithshme Detare, informon se mbrëmjen e sotme dhe nesër më 5 nëntor, vendi ynë do të goditen nga erëra të forta, me shpejtësi 10-25 m metër në sekondë, dhe do të krijojë lartësi dallge deri në 2 metër.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e detarisë, kërkohet të merren masa. Referuar njoftimit, bëhet me dije se përmirësimi i motit do të ndodhë më datë 5 nëntor, pas orës 18.00.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtimim JUG-JUGLINDJE në daten 4-5 Nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar. Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 10-25 m/s, lartësi dallge  1-2m.

Kërkojmë bashkëpunimin e gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Përmirësimi i situatës  meteorologjike do të jetë mbas orës 18:00 të datës 5 Nëntor 2022”.

Territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Scroll to Top