JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Ia publikuan videon për hakmarrje’, aktivistja shqiptare mbron Auronen: Me të e kanë personale!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktivistja Elena Bogëjani thotë se videoja e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi pleqsh në Pejë është hakmarrje ndaj infermieres dhe nuk ka si qëllim të denoncojë dhunën.

Aktivistja është shprehur se mënyra se si ka dalë videoja, duke iu dhënë një aktoreje e cila dihej që do ta publikonte, tregon se është diçka personale mes punonjëseve të azilit.

“Publikimi i dhunës na vjen duke iu dërguar një aktoreje. Ka qenë e llogaritur se e kanë ditur që ajo do ta publikojë. Duket që është një hakmarrje ndaj kësaj infermiereje.

Ndaj mendoj se edhe ajo që e ka dërguar videon, që mundohet të luajë rolin e shpëtimtares, është duke u hakmarrë. Është personale ndaj Auronës nuk është për të shpëtuar pleqtë dhe të ekspozojë dhunën”, tha aktivistja.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin.

Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

Scroll to Top