JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Ai vrau katër fëmijë,nuk e di si…’, Ardian Hyseni flet pasi dhëndri rezultoi i dehur në timon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ardian Hyseni, babai që humbi 3 fëmijët e tij dhe nipin në aksidentin tragjik të së shtunës në via Emilia në hyrje të qytetit të Parmës ka folur pas zbulimit të detajeve në lidhje me shkakun e tragjedisë.

Sipas mediave vendase, Hyseni, pasi mësoi se dhëndri i tij Orjol Lame ishte i dehur dhe i droguar në timon, u shpreh se ky i fundit i kishte premtuar që e kishte lënë alkoolin. “Ai premtoi se do të ndalonte së piri. Ai premtoi. Në vend të kësaj ai gënjeu të gjithë”, u shpreh Hyseni.

Hyseni së bashku me gruan e tij Anjeza udhëtuan ditën e djeshme nga Italia drejt Shqipërisë për të shoqëruar katër arkivole të bardhë për ti dhënë lamtumirë e fundit familjarëve të tij.

Hyseni foli për dhëndrin e tij, i cili është ende i intubuar dhe në koma farmakologjike në një shtrat në spitalin Reggio, si i vetmi i mbijetuar i atij aksidenti. 

“Nuk e di si është, nuk e di dhe nuk dua ta di, fatkeqësisht nuk ndryshon asgjë, zgjohet apo jo, askush nuk më kthen gjë. Ai vrau katër fëmijë, ia besoj në duart e Zotit”, vazhdon Ardiani.

Pa dokumenta, me disa precedentë penalë, Lame rezultoi pozitiv për testet toksikologjike, alkool dhe lloje të ndryshme droge, ndërkohë që drejtonte një makinë në emër të një të vdekuri, të pasiguruar dhe pa kontroll, pa leje drejtimi të vlefshme në Itali.

Fiat Stilo po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe shkatërroi një ndërtesë në Via Emilia, për fat të mirë bosh dhe të pabanuar.

“Po ta dija që ai pinte dhe përdorte drogë, nuk do t’i lija kurrë fëmijët e mi me të. Po ta dija, do të kisha shkuar t’i merrja të gjithë. Nuk e dija … Gruaja ime është tmerrësisht e sëmurë, ajo po merr pika, por prapë u desh të rrisnin dozën, ajo nuk mund të ngrihet në këmbë. Por unë dua të flas për këtë ngjarje.

 Duhet të flisni për këtë që të merren masa paraprake dhe të mos ketë më aksidente të tilla. Sepse faji është i tij, por edhe i rrugës”, shtoi Hyseni.

Lame ishte arrestuar dy herë në dy vitet e fundit para aksidentit tragjik që i mori jetën partneres së tij Shane Hyseni 22 vjeç, djalit të tyre Mattias Lame 1 vit 4 muaj, Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. 

Scroll to Top