JiL.al - Jeto i Lumtur

Pezullohet lundrimi i trageteve Sarandë-Korfuz, në Durrës ndalohet dalja e peshkarexhave në det

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka pezulluar punën e disa trageteve që bëjnë linjat drejt bregdetit shqiptar.

Mësohet se lundrimi është pezulluar për tragetet e linjës Sarandë Korfuz, ndërkohë që anijeve të peshkimit iu është bërë thirrje që të ndalin lundrimin në det.

Ndërkohë, në Durrës është pezulluar lundrimi i peshkarexhave dhe mjeteve të tjera të vogla të lundrimit.

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën.

Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore.

Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë. 

Vranësirat e dendura do të mbizotërojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorine. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet deri mesatar herë pas here, ku më të dukshme reshjet do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar.

Scroll to Top