JiL.al - Jeto i Lumtur

Albano Bogdo befason me deklaratën: Kam fjetur me shoqet e të dashurës, ishte …

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka habitur me deklaratën e tij teksa pranoi se ka tradhtuar partneret me shoqet e tyre.

Ai u shpreh se “vdes për shoqet e të dashurës” dhe momentet me to kanë qenë një mrekulli, duke mos treguar aspak pendesë për tradhtinë e tij.

“Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vrasim veten, vetë ka ardhur se kam marrë me zor”, thotë Albano Bogdo në një intervistë për “RTV Ora”. Aktori rrëfeu edhe arsyet e ndarjes nga e dashuria e tij e jetës, duke theksuar se i ka dhënë fjalën që nuk do kthehen më bashkë.

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo njihet për natyrën e tij pa komplekse por së fundmi ka bërë një deklaratë befasuese. Aktori ka pranuar se ka fjetur me shoqet e të dashurës dhe sigurisht, pa dijeninë e saj. Kur u pyet se cili është defekti më i madh që ka si partner, aktori tha:

“Vdes për shoqet e të dashurës, mbaroj”, tha ai. Kur u pyet nëse e ka bërë në të vërtetë këtë gabim. “Gabim mund të të duket ty, por për mua ka qene një mrekulli. Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vrasim veten“, tha ai.

“Dashuria e jetës sime nuk është e martuar, është beqare e kam gjetur dhe e kam humbur. S’do e marr më mbrapsht se i kam dhënë fjalën. Është muhabet i kotë, ishalla martohet, i uroj më të mirën me shpirt.

Nuk është ego, mendoj që nuk jam mjaftueshëm i mirë për të, që është dashuria e jetës sime. Nuk të gjithë këllqe që ta pranojnë dhe t’ia thonë në sy t’i meriton shumë shumë se unë, jo për justifikim, se këtë ia kam thënë 100 herë unë gocave me të cilat nuk doja të rrija, por që “ik se do të ndryshojë jeta për mirë”.

E dua aq shumë, por jam i pandryshueshëm, e di si jam. Nuk e bën dot ullirin rrap, është pamundur, nuk mund të ndryshosh. Janë shumë gjëra më të thella, me mënyrën se si unë jam si njeri. Se kam problem fare të jem beqare, edhe ta mbyll beqar, mund të adoptojë një fëmijë kështu që se kam problem hiç”

Scroll to Top