JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjedi në Itali, rrëzohet helikopteri me 7 persona, asnjë i mbijetuar. Mes viktimave 2 fëmijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Tragjedi në Itali, rrëzohet helikopteri me 7 persona, asnjë i

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Foggia, Itali.

Një helikopter A109, me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sot me, është rrëzuar.

Mediet italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar.Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër .

Helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë . Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.

Një helikopter në të cilin udhëtonin të paktën 5 persona humbi kontaktin me qendrën e kontrollit dhe u zhduk nga radarët në provincën italiane të Foggia (në jug), ku aktualisht po kërkohet me urgjencë.

Departamenti i Zjarrfikësve konfirmoi se bashkë me anëtarët e ekuipazhit në bord ndodheshin 7 persona.

Autoritetet pranuan se kanë nisur kërkimet për këtë helikopter që ka “ndërprerë kontaktin radiofonik” në zonën Apricena, në provincën e Foggia.

Ekipet e zjarrfikësve shkuan në zonë dhe po fluturohet me një tjetër helikopter të autoriteteve rajonale.

Sipas informacioneve të para, në helikopterin e kompanisë private “Alidaunia” udhëtonin pesë persona, mes tyre dy fëmijë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, bëjnë të ditur mediat.

Scroll to Top