Bora dhe Donald Veshaj prej kohësh janë çifti më i përfolur në rrjet. Dyshja ka pranuar se data 5 është një ditë e rëndësishme për ta, pasi shënon përvjetorin e lidhjes së tyre.
Kujtojmë që një vit më parë Donald Veshaj ishte pjesë e “Big Brother Vip” në këtë datë dhe nuk la pa kujtuar 3-vjetorin e lidhjes me Bora Zemanin. Në këtë ditë, nga brenda shtëpisë se “BBV” Donaldi I dërgoi dhe një dhuratë Borës, një varëse me dedikimin:
“Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh. Sot në datë 5, para tre vitesh jam lidhur me Borën”– u shpreh Donaldi.
Të njëjtën gjë bëri edhe kjo e fundit gjatë puntatës së fundit të “DWTS”, ku i kërkoi bashkëprezantuesit të saj Eno Popit ta mbylë pak më shpejt programin, pas “ka një sebep”.
“Ora është fiks 00:00 edhe shkon data 5. Unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas se ashtu kemi një sebep shumë të rëndësishëm. Një gotë më shumë në datën 5”– u shpreh Bora.