Mbërrin ambasadorja e SHBA në OKB, Yuri Kim e prezanton me Tiranën: Çfarë kënaqësie të…

Jil
Jil
1 Min Read

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë, përnjë vizitë zyrtare dy ditore.

Diplomatja e lartë amerikan është pritur në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ambasadorja Kim e ka shoqëruar atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Linda Thomas-Greenfield shkruan se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri Kim.

Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.

Kujtojmë se ambasadorja Linda Thomas-Greenfield pritet të ketë takime me kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *