Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme nga policia e Tiranës, ku një 52-vjeçar i identifikuar si Gjergj Laçi mbante prej 6 vitesh të ngujuar në shtëpi gruan dhe dy djemtë e tij të mitur.
Vëllai i 52-vjeçarit, Bekim Laçi në një intervistë për “Shqipëria Live” është shprehur se kohët e fundit familja e tyre ishte e mërzitur.
Në lidhje me çarçafët e varur në ballkon, Bekimi u shpreh se ato nuk janë vendosur, që fëmijët dhe gruaja të mos shiheshin nga jashtë, por janë vendosur nga punëtorët që po bënin punime në shtëpi.
“Kohët e fundit kanë qenë pak të mërzitur. Djemtë donin të ishin si bashkëmoshatarët e tyre, donin celularë të fundit. Ne kaq mundësi kishim, duhet të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, jo me kërku qiqra në hell. Unë kam kaq vite që punoj dhe kam një telefon të thjeshtë”, është shprehur vëllai i 52-vjeçarit të arrestuar në Tiranë.
Vëllai i 52-vjeçarit, Bekim Laçi, po ashtu ka mohuar kategorikisht që Gjergj Laçi të kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve.
I pyetur nëse i linte dy djemtë që të dilnin nga shtëpia, vëllai i Gjergj Laçit, u shpreh se vëllai i tij kishte një afrimitet të madh me fëmijët dhe për këtë shkak nuk dëshironte që të shoqëroheshin me fëmijët e zonës.
“Që ka qëndruar 6 vite brenda kjo dihet nga të gjithë zona. Vëllai kishte një afrimitet shumë të madh me fëmijët, dhe nuk donte që djemtë të shoqëroheshin me fëmijët e zonës.
Unë kam qenë mësues i dy djemëve që prej klasës së pestë.
Unë kam marrë inciativën për ti çuar në shkollë, i kam marrë edhe në shpi për t’u thënë se për çdo shpenzim do i ndihmojë unë.
I nisëm që ti çojmë me shkollë në Durrës, kontaktova dhe me dajën e çunave, por ai më tha që nuk kishte mundësi që të na ndihmonte me financat.
Kanë pas kushte të mira ekonomike. Gjergji më ka pas ndihmuar mua me shkollën e lartë, ka qenë refugjat në Itali.
Fëmijët i linte të dilnin nga shtëpia”, u shpreh Bekim Laçi.
Në lidhje me dhunën ndaj bashkëshortes, vëllai i 52-vjeçarit mohoi që ky i fundit të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.
“Në lidhje me municionet nuk kam informacion, ndërsa për thika çdo kush ka në shtëpinë e tyre”, u shpreh vëllai i 52-vjeçarit, Bekim Laçi.