Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? “Kam pasur trafik telefonatash dhe mesazhesh”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi zbuloi gjatë ditës së sotme ka treguar se disa prej hiteve të tij si “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, “Me sy mbyllur” nuk gjenden më në Youtube.

Përmes një video, ai është shprehur ndër të tjera: “Sa lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme. Thosha me veten time në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar.”

Mirëpo, menjëherë pas kësaj deklarate, të gjithë fansat e tij, janë shqetësuar dhe kanë dashur të mësojnë më shumë. Si pasojë, Flori është detyruar të bëjë një video nga makina, ku ka thënë se do sqarojë si qendron e vërteta mbrëmjen e sotme përmes një video në Instagram.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

“Kam pasur trafik mesazhes, telefonatash, në Whatsapp, në Instagram. Edhe gazetarët më kanë kërkuar prenoncime, të bëjë intervista. Të gjithë ju që më keni shkruar shumë, po shumë, meritoni një rrëfim. Meritoni një takim me mua, në mos live, në video, në audio. Sonte në Instagram, si thoni?”, shprehet Flori.

Ndonëse prej disa kohësh ka bërë një pauzë në muzikë, Flori Mumajesi “zgjoi” interesin e fansave kohët e fundit teksa postonte hitet që ka sjellë dhe ka krijuar për të tjerët ndër vite. Duket se kjo ka qenë një strategji nga ana e kantautorit për të testuar adhuruesit e tij.

Nëpërmjet Instastory-t, këngëtari bën me dije se disa prej hiteve si “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, “Me sy mbyllur” nuk gjenden më në Youtube. “Sa lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme. Thosha me veten time në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar.”

“Unë kam fshirë të gjitha këngët para 3 muajsh, 45 vepra, dhe më erdhën disa mesazhe ore sikur se shikoj këtë këngën. Kurse këngën “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, ka tre javë që nuk janë në Youtube dhe nuk do të jenë as në Spotify.

Scroll to Top