Për kë ishte mesazhi kërcënues? Në Kamëz tronditen nga të shtënat me breshëri drejt makinave të parkuara

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një person ka terrorizuar zonën mbrëmjen e djeshmeteksa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara në rrugën “Donald Trump”. Ai ka qenë i ulur në pjesën e pasme të një motori që drejtohej nga një tjetër person.

Të dy ishin me kaskat mbrojtëse dhe të veshur me të zeza, në momentin që pasagjeri në motomjet ka nxjerrë kallashin dhe ka qëlluar me breshëri drejt mjeteve.

Për pasojë, dy prej makinave janë dëmtuar, por nuk ka asnjë person të plagosur. Nuk dihet ende nëse qëllimi i autorit ka qenë të japë një ‘mesazh’ pasi nuk është zbardhur akoma pronari i mjeteve që ai vuri në ‘objketiv’.

Në njoftimet e njëpasnjëshme, Policia bën me dije se është vënë në ndjekje të personit të fjalë, por ai ende nuk është identifikuar dhe mënyra si ka qenë maskuar, e bën më të vështirë identifikimin e tij nga kamerat e sigurisë.  

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, sipas të cilit në rrugën “Donald Trump”, në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Scroll to Top