JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më mbylli gojën dhe hundën”, dëshmia e 20-vjeçares që u përlesh me përdhunuesin shqiptar: Më…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 20-vjeçares para oficerëve të Policisë, teksa ka rrëfyer momentet e tmerrit kur u tentua të përdhunohej nga 28-vjeçari shqiptar Kledi Sulollari, teksa arriti ta luftonte dhe t’i rezistonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugë në Nice mbrëmjen e së shtunës, teksa shqiptari u arrestua nga policia.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Sipas Protothemës, 20-vjeçarja ka treguar se e njihte Kledi Sulollarin dhe se ngjarja ka ndodhur rreth 3 minuta larg shtëpisë së saj.

“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, kishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë”, thotë ajo.

Më tej ajo dëshmon se kur u nis të largohej nuk e kuptoi që 28-vjeçari i shkoi nga pas dhe më pas ndjeu një dorë që i mbylli gojën dhe hundën.

“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita “ndihmë” ndërsa ai më godiste në kokë.

 Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij për të kapur hapin, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ai.

Policët e DIAS-it arrestuan 28-vjeçarin shqiptar Kledi Sulollari për tentativën për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë. Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. 

Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, Sulollari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.

 Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy gra që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.

Scroll to Top