Kërcet grushti mes të rinjve në mes të Tiranës, polici futet, por s’i ndan dot

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjëve në zonën e njohur si “Oxhaku” në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e sherrit të postuara nga JOQ, disa të rinj kanë dalë nga makina dhe kanë nisur që të përplasen në mes të rrugës me njëri-tjetrin.

Disa duket se kanë pasur edhe kohë që të heqin edhe bluzat e tyre, duke e marrë “seriozisht” edhe përplasjen mes tyre.

Ndërkohë, aty ka rastisur edhe një efektiv policie i rrugores, por duke qenë se ishte i vetëm përballë të paktën 10 të rinjve, e ka pasur të pamundur të ndalojë ngjarjen.

Deri më tani, lidhur me ngjarjen e filmuar nga kamerat e qytetarëve, ende nuk dihet se kush janë të rinjë dhe shkaku i sherrit.

Ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar

Scroll to Top