Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi është përballur ditët e fundit me një situatë dashakeqëse në rrjetet sociale. Ai është kërcënuar në Facebook.
Me anë të një postimi në Facebook, Lajçi ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet autoriteteve policore për padi.
Por një artisti si Çun Lajçi nuk e la as këtë situatë pa përcjellë një mesazh, për kombin, për njerzillëkun.
Postimi i plotë:
Me shamje nuk shtohet kombi!
Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!
Trimin fjalë madh po e kërkoj, ate që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.
__Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!
E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!
Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?
Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.
Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!
Çka po han? Çka po pin?
Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!
Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!
Po!
Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk ndërtohet atdheu me kërcnime, hajni e mashtrime!
Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!
Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022