Tërmeti 5.7 ballë në Itali/ Shihni se si gazetari ia “mbath” i frikësuar nga studio (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi ditën e sotme Italinë qendrore, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas mediave italiane, tërmeti është pasuar me lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët, përkatësisht në zonat Marche, Ankona, Fano dhe Urbino. “La Repubblica” shkruan se epiqendra ka qenë në bregun e Pesaros në një thellësi prej 8 kilometrash.

Lëkundjet kanë trembur banorët ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe një moment të sikletshëm për gazetarin Massiomo Fogheti, i cili ishte në transmetim live duke prezantuar lajmet e mëngjesit gjatë momentint kur ra tërmeti.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi ai përpiqet t’u rezistojë lëkundjeve duke vijuar më leximin e lajmeve por më pas largohet i trembur me shpejtësi. 

Mediat italiane raportojnë se, tërmeti u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige. Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur por vetëm dëme materiale.

 Ndërkohë është njoftuar se shkollat do të mbyllen  deri në neutralizimin e situatës. Po ashtu është pezulluar si masë paraprake trafiku hekurudhor në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut, për shkak të dëmtimit të binarëve ku edhe po kryhen kontrolle. 

Sakaq, banorët kanë treguar momentin kur kanë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit. Ata janë shprehur të frikësuar se kanë dalë në rrugë dhe janë shtrirë përtokë.

 “Dritat e rrugëve të ndriçimit publik po lëkundeshin… gjithçka po dridhej fort, një ndjesi e tmerrshme dhe njerëzit u shtrinë në rrugë”, thotë një banor i Fanos. 

Scroll to Top