Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Qepariasia në Peloponez të Greqisë, ku një i ri shqiptar është gjetur i vrarë dhe i groposur në një plazh.
Viktima është 31-vjeçari Eni Dollani nga Gramshi. Ai është gjetur të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin, ku duke gërmuar ka zbuluar trupin e pajetë.
Eni Dollani ishte masakruar me sende të forta dhe më pas ishte groposur. Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.
Viktima kishte qenë në një lokal me autorët duke konsumuar alkool. Policia ka arrestuar tre personat, ku bëhet fjalë për një vajzë greke, një djalë shqiptar dhe një pakistanez.
Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së shqiptarit, teksa mësohet se ai kishte në xhep një shumë prej 12 mijë eurosh para se ta ekzekutonin, ndërsa pas nxjerrjes së trupit të pajetë, atij nuk iu gjet më kjo shumë parash.