Një 65-vjeçar shqiptar së bashku me katër djemtë e tij po përballet me akuzën se ka mbajtur peng 4 vajza në Zvicër prej 16 vitesh.
Javën e ardhshme shqiptari i Kosovës bashkë me katër djemtë e tij do të dalë para gjykatës rajonale të Moutier BE.
Mediat greke shkruajnë se ai ka sjellë vajza nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” nga Ballkani në Jura Bernese për secilin nga katër djemtë e tij. Këtu, për një dekadë e gjysmë, babë e bij abuzonin me gratë dhe i detyruan të bënin punët e shtëpisë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte bashkëshortin e saj vetëm nga fotot dhe u organizua martesa e detyruar mes vjehrrit. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër.
Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeçe, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën torturuesve për një shumë prej 300 eurosh.
Jeta gjoja më e mirë doli shpejt të ishte një kurth. Sipas aktakuzës, patriarku Albrim F. i udhëzoi djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me “gratë” e tyre: me dhunë brutale fizike dhe psikologjike.
Gratë u rrahën vazhdimisht, u poshtëruan, u kërcënuan me vdekje, u izoluan dhe u përdhunuan nga anëtarët e familjes.
“Ai e ka goditur me rrip më shumë se 20 herë”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.
“Edhe pse ishte shtatzënë, ai e rrahu nusen derisa ajo u gjakos dhe ia shtrëngoi fytin me të dyja duart. Njërës prej viktimave iu desh t’i lante këmbët vjehrrit dhe kunatit çdo mbrëmje”, thuhet në akuzat që mbushin 30 faqe.
Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre në shtëpi.
Ato duhej të bënin punët e shtëpisë nga mëngjesi në mbrëmje. Pas 16 vitesh në Zvicër, njëra nga gratë nuk mund të fliste një gjuhë kombëtare dhe qëndronte atje ilegalisht.