JiL.al - Jeto i Lumtur

Itali/ E telefonoi për ta pyetur a ishte mirë pas tërmetit, vajza zbulon se nëna e saj kishte vdekur 2 muaj më parë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tërmeti që goditi ditën e sotme Italinë, ka zbuluar një ngjarje sa të rëndë, aq edhe tragjike.

Pas lëkundjeve 5.7 ballë, një vajzë e frikësuar telefonoi menjëherë nënën e saj, e cila banonte në Ankona, për ta pyetur mos kishte pësuar dëmtime nga tërmeti. Sipas mediave italiane, e reja kishte dy muaj pa komunikuar me nënën e saj dhe këtë herë ajo nuk mori asnjë përgjigje.

E shqetësuar se mos nëna kishte pësuar ndonjë dëmtim nga tërmeti, vajza telefonoi menjëherë policinë, të cilët dërguan një patrullë për të kontrolluar zonjën.

Megjithatë, ata do ta gjenin atë të pajetë, teksa tronditës ishte fakti që gruaja kishte vdekur dy muaj më parë.

Sipas këqyrjes paraprake dyshohet që vdekja të ketë qenë natyrale, pasi në trupin e saj nuk u gjetën shenja dhune, megjithatë do të duhet të pritet për rezultatet e autopsisë për të mësuar arsyen e vdekjes së saj, pasi edhe trupi ishte në fazat e para të dekompozimit.

E moshuara me origjinë nga Vallo della Lucania, në provincën e Salernos, jetonte prej vitesh në Ankona, në qytezën Marche.

Ajo jetonte e vetme në banesën e saj ndërsa vajza e vetme jetonte larg. Askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj për dy muaj dhe, askush nuk kishte shkuar për ta kontrolluar.

Mister mbetet fakti që as fqinjët nuk e kanë dalluar aromën e keqe që vinte nga trupi i vdekur. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim, për ta zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.

Scroll to Top