Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës gjatë ditës së sotme.
Ata akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kanabis.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Kevi Veizi, Elton Doko dhe Spiro Kumbuli.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Distributors”, ku gjatë kontrollit fizik ju gjetën edhe “armë të ftohta”.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributors”.
Evidentohen dhe goditen 3 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike, heroinë dhe kanabis, gati për shitje, 1 mjet prerës thikë dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se disa shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Sarandës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.