E FUNDIT/ Sekuestrohen 25 mijë euro në Morinë

Jil
Jil
2 Min Read

Një 45-vjeçar ka tentuar të kalojë 25 mijë euro të padeklaruar nga pikën kufitare të morinës.

Bëhet me dije se ndaj 45-vjeçarit  ka nisur procedimi penal, ndërsa sasia e të hollave është gjetur në çantën e tij.

Njoftimi: 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sekuestrohen 25 000 euro, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *