Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me momente tensione.
Gjatë momentit kur seanca parlamentare u ndërpre që teknika të bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka janë konfliktuar me Ramën.
Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij dhe Paloka konflikohet me të.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.
Në debat janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të opozitës, me Gazmend Bardhin i cili ngrihet në këmbë dhe replikon me kreu e qeverisë.