Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për fundjavën.
Sipas parashikimit, gjatë dy ditëve në vijim priten reshje të dobëta në pothuajse të gjitha qarqet.
Temperaturat variojnë nga 13 / 19 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 9 / 19 °C;
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
në vendet malore: 4/12 °C.
Ndërkohë që sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Por në bregdet do të jetë e fortë.
Ditën e diel, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.
Që në mëngjes do të nisin reshjet e shiut në jug të vendit, e do të jenë prezente gjatë gjithë ditës, por me intensitet të ulët.
Edhe të dielën era do të fryjë e lehtë deri mesatare.