JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama në Forumin e Paqes në Paris: “Ballkani i Hapur” do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë fjalës së tij në forumin e Paqes në Paris, Kryeministri Edi Rama, teksa fliste për rajonin e Ballkanit Perëndimor u shpreh se ka më shumë mundësi mes shteteve që të punojnë së bashku.

Si shembull mori Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se është një projekt që nxit vendet për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave. Sipas tij, ky projekt do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Unë e mbështes Kryeministrin Macron dhe e falenderoj që për të qenë pjesë e këtij paneli. Ne mendojmë se kemi shumë mundësi që të punojmë së bashku, të ndërtojmë iniciativa si Ballkani i Hapur së bashku me shtetet e tjera të rajonit, një projekt i cili na nxit  për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave. Ka patur njerëz që ka pasur qëndrime skeptike ndaj kësaj iniciative, ndërsa nga ana tjetër së fundmi kemi gjetur përkrahje për këtë ide që kemi zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, e cila do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit. Unë besoj se do të vijojmë në këtë rrugë. Më vjen keq zoti President që unë nuk fola siç fola homologu nga Amerika Latine, por besoj se isha në një linjë me qëndrimet tuaja”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Paqes që zhvillohet në Paris. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij është ndalur edhe tek rajoni i Ballkanit Perëndimor, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Rama u shpreh se shtetet e rajonit tonë kanë arritur me sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional. Ai u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jenë pjesë e komunitetit europian. Rama shtoi ndër të tjera se Rusia ka influencë të madhe në rajon dhe mund të shkaktojë destabilitet. Po ashtu, ai përmendi se mes Kosovës dhe Serbisë duhet gjetur një zgjidhje paqësore.

“Mendoj se duke qenë kryeministër i Shqipërisë, dhe jo Presidenti i Francës unë nuk do të kem detyrë që të zgjidh problemet e botës, këtë unë e kuptoj, por nga ana tjetër ju e dini që tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional duke qenë rajoni më i brishtë. Ne duam të jemi pjesë e komunitetit të shteteve europiane. Kemi dhe përgjegjësitë tona. E dimë shumë mirë se në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një influencë të madhe dhe mund të shkaktojë destabilitet në një farë mënyre. por për shkak të ndarjeve historike që ka Ballkani Perëndimor, Rusia ka sërish një ndikim në Ballkanin Perëndimor. Ka çështje të cilat cenojnë stabilitetin që është gjetja e një zgjidhje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të shikojmë që shtetet ballkanike të jenë të bashkuara, të veprojnë së bashku. Jam shumë i kënaqur që shtetet ballkanike votuan në një zë kur ishte fjala për të ndëshkuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Mund të them që jemi në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama./tvklan.al

Scroll to Top