Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shkruan në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama ka mashtruar shqiptarët për projektin e Portit të Durrësi.
Shehaj shprehet se Rama gënjen kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura.
Sipas deputetit demokrat, Agron Shehaj, kjo kompani nuk ka asnjë historik financiar dhe është krijuar në vitin 2021.
“Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura.
Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë.”-shkruan Shehaj në rrjete sociale.