Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Policia e Shtetit ka bërë një reagim zyrtar lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme. Policia ka bërë publike rrugët që do të bllokohen ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen e automjeteve.
Reagimi i plote:
Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.