Opozita proteston/ Nen vezhgim ‘kriminelet’, angazhohen rreth 1300 efektivë, leja për tubimin do jetë 4 orë

Jil
Jil
6 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Opozita do të protestojë për para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin  kryeministrit Edi Rama. Përgatitjet për tubimin e sotëm kanë nisur prej disa ditësh, ku zyrtarët më të lartë të “Foltores” dhe Partisë së Lirisë kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste kombëtare kundër vjedhjes qeveritare, krimit, korrupsionit dhe blerjes së votës.

Sipas informacioneve të gazetës, në tubimin e kësaj të shtune në Tiranë në orën 16:00, pritet të mblidhen militantë të opozitës, ndërkohë që mësohet se si “Foltorja” ashtu edhe PL, madje edhe partitë e tjera të koalicionit opozitar kanë marrë masat për t’iu siguruar transportin protestuesve drejt kryeqytetit.

Po ashtu, mësohet se në protestën e sotme pritet të ketë edhe aktet dhune. Sipas informacioneve, dhuna pritet të provokohet nga njerëzit e Berishës dhe Metës, duke filluar nga Kryeministria, ndërsa kulmi i përplasjeve pritet të kulmojë tek Parlamenti.

Policia blindon institucionet

Protesta e opozitës, e cila pritet të mbahet sot në orën 16:00 para Kryeministrisë, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit, e cila fillimisht bën me dije se leja për protestë do jetë 4 orë.

Kjo e fundit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe izolimin e elementëve kriminalë, që pritet të shkaktojnë dhunë gjatë këtij tubimi. Sipas informacioneve, në gatishmëri gjatë protestës pritet të angazhohen rreth 1300 forca policie.

Po ashtu, mësohet se perimetri i sheshit përreth Kryeministrisë, por edhe Parlamentit do rrethohet me kordon hekuri, ndërsa pjesa e pedonales do të bllokohet me kordon me skela, me qëllim bllokimin e militantëve të opozitës, në mënyrë që të mos tentojnë të mësyjnë brenda godinave qeveritare.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve policia pritet që t’i veshë dyert e Kryeministrisë me llamarinë, në mënyrë që protestuesit e dhunshëm ta kenë më të vështirë për të hyrë brenda godinës qeveritare. Ndërkohë që, mësohet se shtyllat rreth e rrotull institucioneve shtetërore janë lyer me graso, në mënyrë që ekspertët e kriminalistikës ta kenë më të lehtë identifikimin e personave të dhunshëm, kjo edhe për faktin se në sheshet ku protestohet ka shumë kamera të instaluara.

“Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia e Shtetit thotë se në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Në vëzhgim personat me rekorde kriminale

Përveç masave të marrë për mbarëvajtjen e protestës sikundër është marrja në mbrojte e institucioneve shtetërore, mësohet se Policia e Shtetit, Njësia Anti-terror dhe Shërbimi Informativ Shtetëror ka marrë masat duke vënë prej disa ditësh në monitorim dhjetra persona me rekorde kriminale.

Këto masa shtesë, sipas informacioneve, janë marrë nga institucionet ligjzbatuese të vendit prej disa ditësh, me qëllimi mbajtjen nën kontroll të personave me rekorde kriminale, të cilët pritet të marrin pjesë sot në këtë tubim për të ushtruar akte dhune.

Madje, sipas informacioneve të policisë, këta individë të dënuar për vepra penale janë përgatitur për të qenë pjesë e akteve të dhunshme në tubimin e thirrur nga opozita. Kështu që për të parandaluar këto skenarë, ata janë vënë në monitorim të rreptë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *