FOTOLAJM/ Gomone me flamurin shqiptar dhe atë britanik, zbulohet një prej simbolikave të protestës së opozitës

Jil
Jil
2 Min Read

Jemi pak minuta nga nisja zyrtare e protestës së opozitës, ndërsa shihet se edhe në këtë protestë nuk do të mungojnë simbolikat.

Protestuesit demokratë kanë sjellë një gomene në të cilën ndodhet dy flamuj, ai shqiptar dhe ai britanik.

Shpesh Berisha ka shprehur se Shqipëria është në rrezik pasi të rinjtë  shqiptarë po ikin për të mos u kthyer më.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Me gomonen në Bulevard ata ironizojnë kështu largimin e mijërave shqiptarëve drejt gadishulli britanik si edhe jehonës që i kanë bërë së fundmi mediat angleze.

Mbi një mijë forca policore do jenë në terren këtë të shtune për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Patrulla të rendit, Forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Garda e Republikës do jenë në rreshtin e parë. Qëllimi i tyre do jetë mbrojtja e institucioneve.

Në disa prej shtyllave te Dëshmoret e Kombit janë vendosur edhe altoparlantë ku herë pas herë protestuesve do u bëhet thirrje nëse do ketë incidente.

Gjithashtu ne ketë plan masash janë përfshire edhe RENEA, të cilët do jenë në gatishmëri nëse situata agravon dhe del jashtë kontrollit.

Mes turmës pritet të ketë edhe agjentë civilë që do monitorojnë nga afër territorin , duke dhëne informacione nëse shohin persona me precedent penal, apo nëse persona të caktuar kryejnë akte dhune.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *