E FUNDIT/ Bulevardi dhe sheshi “Skënderbej” mbushen nga qytetarët, nis protesta e opozitës së bashkuar

Jil
Jil
4 Min Read

Mbahet në Tiranë sot protesta e opozitës së bashkuar. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe kryeqyteti janë mbledhur sot në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që i mbajnë përgjegjëse për situatën e vështirë ekonomike dhe largimin e të rinjve, por jo vetëm nga vendi.

Dy pikat e nxehta të protestës që sapo ka nisur janë sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ku janë mbledhur qindra qytetarë.

Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë. Në qendër të Tiranës janë mbledhur qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut. Teksa nga Rruga e Elbasanit ijnë protestuesit nga Juglindja.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Pas Kryeministrisë janë mbledhur forcat e Policisë, si dhe një autobot uji. Policia është fokusuar dhe në pikat hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Në podiumin e ngritur para Kryeministrisë do të flasin 20 përfaqësues të opozitës, mes tyre kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Një nga protestuesit të cilët ndodhen në selinë e Partisë Demokratike në tiranë ka shpjeguar arsyet e tij se pse i është bashkuar tubimit të lajmëruar nga opozita sot.

Ai tregoi se ka punuar si minator prej shumë vitesh në zonën e Martaneshit,dhe se sipas tij kryeministri Rama i ka barazuar ata me një ‘pastruese pazari’ duke u dhënë vetëm 100 lekë të vjetra për çdo vit pune si pension.

“Arsyet e mia janë se kam punuar minator në Martanesh, vetë i pesti kemi punuar aty, kam ardhur se Rama i ka gënjyer minatorët dhe nuk ua ka dhënë statusin, i ka barazuar minatorët me një pastruese pazari.

Ata që i kanë dhënë mijëra ton minerale vendit janë shtresa më e varfër sot, fëmijët na kanë ikur në emigracion me gomone në Angli, ne marrim një pension qesharak, na ka dhënë 100 lek të vjetra për 1 vit pune.

Ai është një mashtrues që gënjen popullin, janë rritur të gjitha çmimet, me pensionin tonë nuk mund t’i përballojmë. Populli duhet të ngrihet për mirëqenien e tij, për të hequr nga qeveria Edi Ramën”, tha ai.

Pankarta me thirrje kundër qeverisë, prindërit e fëmijëve të kopshtit ‘Zybejde Hanim’ në protestën e opozitës së bashkuar

Pjesë e protestës së thirrur nga opozita janë bërë dhe prindërit që kishin fëmijët në kopshtit turk ‘Zybejde Hanim’, i cili është mbyllur pas një urdhri të qeverisë.

Ata kanë zgjedhur që përmes pankartave kundër qeverisë të përcjellin mesazhin e tyre.

Kujtojmë se protesta pritet të nisë pas pak, ku do të flasin kryetarët e partive opozitare, si kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *