Një i mitur është arrestuar nga polic ia e Sarandë, nën akuzën se po tentonte të trafikonte lëndë narkotike me makinë në drejtim të Korfuzit, në bashkëpunim me një 19-vjeçar.
Ata u kapën në vendin e quajtur “Ura e Kdanenë” dhe në pjesën e pasme të automjetit ku udhëtonin u gjetën 2. 7 kg lëndë cannabis, të ndarë në 3 pako të mbështjella me natriban.
“Pas informacionit se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krane”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë”, njoftoi policia
I mituri mohon akuzat
Burime për Panorama thanë se 16 vjecari F. Sadiku ka mohuar të jetë i përfshirë transportin e droges.
Ai ndodhej pasagjer ne mjet dhe eshte shprehur se shoku i tij e kishte marre nga shkolla dhe i kishte thene te benin nje xhiro.
Sipas tij, kanë udhëtiar afer Gjirokastres dhe jane kthyer pa pasur dijeni ç’farë kishte shoku i tij makinë.