
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se Shqipëria u përket të rinjve.
Teksa poston një foto nga protesta e mbrëmjes së kaluar e opozitës së bashkuar në Tiranë, duke i kthyer përgjigje udhëheqësve fetarë që shprehën shqetësim disa ditë më parë për largimin e shqiptarëve nga vendi, shkruan se kjo tokë i përket të rinjve dhe të rejave tona.
“Sot tradhtari e ndjek këtë protestë të lirisë nga charteri i paligjshëm. Do të jetë përpara drejtësisë shumë shpejt, sipas firmave të hedhur vetë prej tij. Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë. Jeni ju që keni të drejtë të kërkoni llogari. Rilindja bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Jemi vendi ndër të parët në botë për korrupsion.”
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Sali Berisha deklaroi sot para protestuesve se “janë në fillim të betejës së tyre” kundër qeverisë së Edi Ramës. Berisha tha se Rama dhe qeveria do ta marrë përgjigjen nga populli.
“Jemi në fillim të betejës tonë të madhe. Edi Rama është në një ordiner që kalon me gjuhën më të ulët. Kemi konstatuar dhe keni parë si flet në parlament dhe bën të skuqem me fjalorin e tij, çdo prind. Për atë gjuhë ne mund të të përgjigjemi Edi Rama, por vendimi është marrë. Atje do vijë gjykatësi sovran. Do vijnë këta, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Populli i ka dy fjalë me ty.”
Ndërkohë Berisha pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, duke u kërkuar që të mos e mbështesin regjimin e Edi Ramës. Sipas Berishës Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve.
“Dy fjalë për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që keni ndërtuar, bazuar mbi vlerat që ndani, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetushmërinë, zbatimin e ligjit. Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara.” tha Berisha.