JiL.al - Jeto i Lumtur

Do vrisnin liderët në Serbi? 17 të arrestuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një operacion i madh policor është kryer në Serbi ku janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime. Mediat shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasje në territorin e Beogradit si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera. Sipas mediave, operacionin e arrestimit e udhëhoqi ministri i Punëve të Brendshme.

Të arrestuarit, sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliq ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksander Vuçiç, ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane.

Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga OKG “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet se grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vušović, i njohur si Johnny nga Vraçari. Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Aleksandar Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.

Klan News

Scroll to Top