Ka viktima e të plagosur, shpërthimi i fuqishëm trondit Stambollin

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Nje shperthim i forte me viktima ndodhi diten e sotme ne Stamboll. 

Si pasojë e shpërthimit në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit, janë vrarë dhe plagosur qytetarë, tha një zyrtar i lartë i Turqisë.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se ka viktima dhe të plagosur, por nuk dha detaje të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës, sipas Radio Evropa e Lirë.

Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.

Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.

Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militantë Shteti Islamik dhe militantët kurdë./tch

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *