Plas sherri në emisionin e Luana Vjollcës

Jil
Jil
2 Min Read

Një javë më parë moderatorja Luana Vjollca startoi emisionin e saj të ri. Por teksa po bëheshin provat gjenerale për emisionin e radhës, një incident ka ndodhur me një prej balerinëve.

Grines Fezollari është një prej të rinjve i cili ishte thirrur nga 2 koreografët, Nold Hoxha dhe Almenda Hoxha për të qenë pjesë e stafit të balerinëve.

Por Grinesit përveç rolit të balerinit, i ishte caktuar edhe detyra e përgatitjes së videove për rrjetet sociale e këtu ka lindur sherri me koreografin Nold Hoxha.

Grines ka treguar për JOQ ALBANIA, se teksa po bënte video për rrjtetet sociale, koregrafi në fjalë i ka bërtitur dhe i ka kërkuar të largohet. Ai thotë se teksa po largohej, koreografi e ka goditur në mes të studios ku po bëheshin provat.

Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe kur kanë dalë jashtë studiove, Grines thotë se koreografi e ka sharë dhe kërcënuar para bashkëshortes së tij Almenda dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe me anë të videove që ai ka mundur të regjistrojë.

Kur Grines ka tentuar të kontaktojë me produksionin, ata i kanë thënë se çështja duhet të zgjidhet me koreografin pasi ai e kishte punësuar. Por ky i fundit sipas Grines, nuk i ka dhënë asnjë kontratë për të nënshkruar për punën që kishte rënë dakord të bënte. Për rastin në fjalë Grines thotë se ka bërë edhe denoncim në polic

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *